Flash

Nis në Francë gjyqi i rrjetit të trafikut të drogës, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Lapsi.al 29 January 2024
Nis në Francë gjyqi i rrjetit të trafikut të drogës,

Gjyqi i një rrjeti të gjerë trafikantësh droge është hapur të hënën më 26 janar në gjykatën penale të Rennes në Francë. 18 persona akuzohen se kanë marrë pjesë në trafik heroine. Ata operuan në Ille-et-Vilaine, por edhe në rajonin e Nicës.

Hetuesit nga seksioni i kërkimit në Rennes çmontuan një rrjet të vërtetë të organizuar dhe orkestruar nga shqiptarët. Në paraburgim ndodhen tre persona, mes të cilëve edhe kreu i kësaj organizate.

Hetimi filloi në korrik 2019 dhe drejtohet nga juridiksioni i specializuar ndër rajonal i Rennes (Jirs). Bëhet fjalë për akte të trafikimit të lëndëve narkotike, importimit të lëndëve narkotike nga një bandë e organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore nga një bandë e organizuar dhe shoqatë kriminale. Hetuesit bazohen në një raport të parë të marrë në shtator 2018 dhe në “veprimet e dyshimta të një individi me kombësi shqiptare, 45 vjeç, me precedentë penalë”, detajon Philippe Astruc, prokurori publik i Rennes.

Pas gati dy vitesh hetime, një operacion u krye në mars 2021. U mobilizuan më shumë se 150 policë, nga shërbime të ndryshme: ushtarë nga seksioni i kërkimit në Rennes, por edhe nga Marseja, nga dega GIGN e Nantes ose toga e ndërhyrjes të skuadronit të lëvizshëm të xhandarmërisë Mayenne. Ky operacion i madh rezultoi në arrestimin e 16 burrave dhe një gruaje, të moshës 19 deri në 57 vjeç..

Gjatë kontrolleve të kryera në Rennes dhe Ille-et-Vilaine, u sekuestruan rreth 3 kilogramë heroinë, 50 mijë euro në prerje të vogla, disa pistoleta, por edhe makina, autovetura të mëdha të përdorura për të marrë drogën në Holandë. Heroina më pas shitej në Ille-et-Vilaine dhe në juglindje të Francës falë tregtarëve të vegjël vendas.

Hetuesit evokojnë një rrjet të vërtetë, “të orkestruar nga shtetas shqiptarë të vendosur në territorin kombëtar, në lidhje me rrjetet lokale, veçanërisht në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës”, nënvizon Philippe Astruc. Në paraburgim ndodhen tre persona, mes të cilëve edhe kreu i kësaj organizate. Tre të pandehur tashmë janë dënuar për trafik droge. Të 13 personat rrezikojnë një dënim me dhjetë vjet burg, një dënim i dyfishuar për përsëritësit e veprës penale. Janë lëshuar edhe pesë urdhër-arreste për autorët e arratisur.

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet kunata e Mirel Mërtirit

Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së i...

19:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI