Flash

E rëndë në Greqi, vëllai jeton me motrën e vdekur në banesë prej javësh

Lapsi.al 29 January 2024
E rëndë në Greqi, vëllai jeton me motrën e vdekur

Një thriller i ri po zhvillohet në Selanik me një grua të gjetur të pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit. Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas. Burri thuhet se ishte reagues dhe jo bashkëpunues me oficerët për disa kohë. Por, forcat e rendit kanë arritur ta transferojnë në klinikën psikiatrike.

Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një gruaje të mbuluar me dhjetëra batanije, ndërsa sipër saj kishte mobilje, foto dhe kryqe. Alarmi është dhënë menjëherë, ndërsa sipas informacioneve të para trupi mësohet se është në kalbje të avancuar dhe të gjitha mundësitë janë të hapura nga policia.

Sektori i Krimeve Kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut ndodhet në vendngjarje, ndërsa është thirrur edhe një mjek. Nga ekzaminimi makroskopik që ka kryer në trupin e gruas nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale dhe 60-vjeçarja rezulton se ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike. Do të jetë autopsia, ajo që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare.

Ndërkohë banorët e lagjes flasin për një erë të keqe të fortë javët e fundit nga banesa, pasi trupi është gjetur në kalbje të avancuar. Vëllai i saj, i cili u dërgua në klinikën psikiatrike, jetoi me trupin në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas të dhënave fillestare, trupi i gruas duket se ka qenë në shtëpi prej të paktën një jave

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet kunata e Mirel Mërtirit

Pasi gjeti probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe vuri në dukje se lidhjet financiare mes Mariola Mërtirit e bashkëshortit dhe personave pas aferës së i...

19:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI