Flash

Berisha: Shqiptarët të arrestojnë Edi Ramën

Lapsi.al 29 January 2024
Berisha: Shqiptarët të arrestojnë Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej rreth një muaji ka deklaruar para mbështetësve të tij se shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin Parlamentit vetëm për të shpëtuar nga hetimi.

Sipas tij Rama ka përjashtuar 19 deputetë nga Parlamenti sepse nuk do të hetohet, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të jenë ata që arrestojnë Ramën.

“Vendi është në shkatërrim!

Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë.

Shqiptarët çdo ditë rropaten në skamje dhe emigrim masiv.

A mund të durohet më ky?

Sot përjashton 19 deputetë sepse nuk do të hetohet, sepse po të hetohet, shqiptarët do marrin vesh se si vjedh ai, se ç’ka bërë ai me firmën e tij, se si ai në Durrës ka bërë gati të vjedhë 4 miliardë truall, tokë publike.

Se si ai me klanin e tij shumëfishon me progresion gjeometrik pasurinë.

Dhe së fundmi, verdikti i prokurorisë së SHBA, ka korruptuar për karrigen e tij, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni. Ka korruptuar McGonigal.

Shqiptarët duhet të arrestojnë menjëherë Edi Ramën. Nuk e arreston Dumani, duhet ta arrestojnë qytetarët dhe ta dorëzojnë atje ku e ka vendin.

Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutisht fitimtare.

Është një betejë të cilën djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm, e fitojnë dhe bëjnë historinë.

A mundet një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij?

Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar.

Të dashur miq!

Kjo është një kohë historike sepse përballeni ju, luftëtarë lirie, misionarë të qëndresës dhe guximit, misionarë të shpresës.

Përballeni me krimin qeveritar. Përballeni me korrupsionin qeveritar. Përballeni me bandat e egra të qeverisë.

Por të gjitha këto sado të forta që duken, ju garantoj se para fuqisë suaj, janë dhe do të dëshmohen një kalbësirë.

Ndaj dhe thirrja ime është të ngrihemi në protestë, në mosbindje civile, të kapim Edi Ramën, ta dërgojmë aty ku e meriton.

Shqipëria nuk meriton kurrë, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër kriminel që korrupton zyrtarët e vendeve të tjera për të luftuar opozitën e vendit të tij.

Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga transparenca, nga hetimi që meriton.

Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër, i cili ka vendosur në kontroll në çdo institucion të këtij vendi. Në ekonomi, në media dhe në çdo gjë.

Dhe ky kontroll bazohet në një binom; krim, korrupsion dhe korrupsion dhe krim”, tha ai.

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t'i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lu...

16:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI