Flash

Babai i Naim Murselit: Ka pasur disa SMS me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës

Lapsi.al 29 January 2024
Babai i Naim Murselit: Ka pasur disa SMS me gruan e vëllait të

Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje. Ka thënë se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit.

“Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, ka thënë ai.

I pyetur nga hetuesit policorë nëse i kanë kërkuar ndonjë haraç nga familja Kokalla lidhur me këtë problem, Shaban Murseli ka thënë: “Unë nuk kam ndonjë informate se Naimi apo familja kemi paguar ndonjë gjë për këtë punë”.

Në dëshminë e tij para hetuesve policorë, të cilën e ka siguruar Paparaci, Shaban Murseli ka rrëfyer momentin kur i është kumtuar lajmi i vrasjes së Liridona Ademajt.

“Unë për këtë rast jam njoftuar ditën e vrasjes. Më ka thirrë djali i dytë Mërgimi dhe më ka treguar për rastin ku ka qenë rreth orës 22:00 e datës 29.11.2023, dhe me ka thënë ‘babë a ke folë me Naimin se po thonë se e kanë vra Lilin’, ndërsa unë jam shokuar nga ky lajm”, ka rrëfyer ai për Paparaci.

“E kam thirrë gruan time dhe e kam pyetur se çka ka ndodhë dhe i kam treguar, pastaj pas pak jemi bërë së bashku me gruan time Sanijën, vëllain Asllanin, me gruan e tij Fatmiren dhe djalin Mërgimin jemi nisur me veturë ku kemi udhëtuar për Kosovë diku 40 orë dhe kemi mbërritur me datën 01.12.2023 në orën 06:00 në shtëpinë në fshat ku kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit me qenë se ishim shumë të zënë me procedurën e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve”, ka thënë Murseli.

Ai ka thënë se pas ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt, policia kreu bastisje në shtëpinë e tij dhe njëri nga hetuesit policor i tregoi se djali i tij, Naimi, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasje.

“Pastaj pas varrimit diku reth orës 16:30 kanë ardhur disa vetura të Policisë në oborrin tonë ku e kanë marrë Naimin për Prishtinë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë nga Policia njëri nga hetuesit e Prishtinës më ka ndarë vetëm në një dhomë ku ma ka kumtuar rastin dhe më ka njoftuar se Naimi është i përfshirë në vrasje dhe se është i arrestuar. Nga ky njoftim kemi qenë të gjithë të tronditur shumë nga kjo dhe nuk kemi ditur as çka të bëjmë”, ka thënë Murseli.

Paparaci, gjatë tri ditëve të fundit ka publikuar ekskluzivisht dëshmitë e plota në Polici të tre të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë dëshminë e Naim Murselit, të dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Edhe Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me rejën e Kushtrim Kokallës.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty”, ka thënë ai para hetuesve.

“Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, ka thënë Murseli.

K. (vëllai i Kushtrim Kokallës) është emër i njohur për redaksinë, por për shkak se rasti është nën hetime identiteti i tij nuk do të bëhet publik nga mediumi.

B. (gruaja e vëllait të Kushtrim Kokallës) është emër i njohur për redaksinë, por për shkak se rasti është nën hetime identiteti i tij nuk do të bëhet publik nga mediumi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI