Flash

VIDEO/ Hidhet supë mbi pikturën e Mona Lisa në muzeun e Luvrit

Lapsi.al 28 January 2024
VIDEO/ Hidhet supë mbi pikturën e Mona Lisa në muzeun e Luvrit

Dy protestuese kanë hedhur supë ndaj pikturës së famshme të Mona Lisa. Piktura e shekullit të 16-të e Leonardo da Vinci është një nga veprat më të njohura të artit në botë dhe mbahet në Luvrin në qendër të Parisit. Muzeu reagoi zyrtarisht se vepra ishte pas xhamit mbrojtës dhe nuk ishte dëmtuar. Video e publikuar në rrjetet sociale tregon dy gratë e veshura me bluza që shkruanin "kundërsulm ushqimor" duke hedhur lëngun.

Më pas ato qëndruan përpara pikturës duke thënë: “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë”. Kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë duke vendosur mbulesa të zeza përpara pikturës përpara se dhoma të boshatisej.

Ministrja e Kulturës së Francës, Rachida Dati tha se "asnjë arsye" nuk mund të justifikojë sulmin ndaj Mona Lizës. “Ashtu si trashëgimia jonë u përket brezave të ardhshëm" – shkroi ajo në X. Kryeqyteti francez është përfshirë nga protesta të fermerëve ditët e fundit që kërkojnë dhënien fund rritjes së kostove të karburantit dhe për thjeshtimin e rregulloreve.

Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të. Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë. Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë, duke u kërkuar njerëzve të "mendojnë për Tokën".

Piktura u vodh nga Luvri në vitin 1911, duke shkaktuar një sensacion ndërkombëtar. Vincenzo Peruggia, një punonjës i muzeut më të vizituar në botë, u fsheh në një dollap gjatë natës për të marrë pikturën. Ajo u gjet dy vjet më vonë kur ai u përpoq t'ia shiste një tregtari antikesh në Firence të Italisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI