Flash

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6 shoferë në Tiranë

Lapsi.al 28 January 2024
Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6

Gjashtë shoferë janë vënë në pranga pasi ata kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë. Arrestimi i shoferëvë ka ardhur gjatë 24 orëvë të fundit.

Policia i ka ndaluar të arrestuarit për shkelje të cilat ata kishin regjistruar por më pas tentuan t"u jepnin para në këmbim që të mos gjobiten.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash. Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Të këshilluara

Finlanda mban sot zgjedhjet presidenciale

Finlandezët po votojnë më 28 janar për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këtij posti është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Mosk...

10:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI