Flash

Mbajti peng familjen, prokuroria kërkon burg për Jetnor Zhabolin

Lapsi.al 28 January 2024
Mbajti peng familjen, prokuroria kërkon burg për Jetnor Zhabolin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit në burg deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të Jetnor Zhabolit, 35-vjeçarit të arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në apartament.

Kërkesa është bërë zyrtare nga organi i akzuës, ndërsa Gjykata venmdos të hënën në orën 9:30 mbi masën e sigurisë. 35-vjecari ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme pretenduan denoncuesit.

Sipas policisë, i riu kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës. Lidhur me dinamikën e ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që Zhabolli të vuajë nga problem të shëndetit mendor. Mbi këtë dyshim pritet që ai ti nënshtrohet kontrolleve përkatëse nga ekspertë tëe fushës, për të zbardhur nëse veprimet e tij kanë ardhur si pasojë e ngarjkesave emocionale apo psikologjike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI