Flash

Kurti: Kosova, jo peng i Serbisë për procesin e integrimit në BE

Lapsi.al 26 January 2024
Kurti: Kosova, jo peng i Serbisë për procesin e integrimit në BE

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duhet të ndahet nga ai i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, kërkon kryeministri i Kosovës. Albin Kurti edhe këtë të premte ka përsëritur kërkesën e njëjtë pasi konsideron se Kosova nuk duhet të mbes peng i dekonstuktivitetit të Serbisë.

“Destruktiviteti i Beogradit nuk do të duhet të përkthehet në ngadalësim të progresit të Kosovës, e kuptojmë rëndësinë e fqinjësisë së mirë, por kur mungon fqinjësia e mirë, do të duhej të konstatohet edhe përgjegjësi për këtë gjë e që nuk është te Prishtina zyrtare, por te Beogradi zyrtar”, - tha Kurti.

Megjithatë, nga Bashkimi Evropian kanë bërë të ditur edhe një herë tjetër se anëtarësimi në bllok për Kosovën e Serbinë garantohet nga progresi i palëve në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë që nëse Bashkimi Evropian pret që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizim me vullnet një gjë e tillë mund të zgjasë pambarimisht.

“BE për aq kohë sa nuk po gjen mekanizmat e duhur politik dhe institucional për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi natyrisht që përveç që nuk do të ketë marrëveshje të shpejt mes Kosovës dhe Serbisë, e ardhmja e tyre mbetet shumë e largët me BE-në”, - u shpreh analisti Dorajet Imeri.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe marrëdhëniet normale janë gurët e themelit të procesit të anëtarësimit në BE për çdo shtet aspirant. Për të arritur këtë, Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë në proces të dialogimit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI