Flash

Problemet e shëndetit mendor/ Gruaja dhe fëmijët të ngujuar nga ekonomisti në Tiranë

Lapsi.al 26 January 2024
Problemet e shëndetit mendor/ Gruaja dhe fëmijët të ngujuar

Apartamenti në katin e tretë të një pallati në Tiranë ku Jetnor Zhaboli jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët ishte kudo i rrethuar nga objektivat e kamerave. Njëra ishte e vendosur në dritare në fasadën e pallatit dhe përcillte pamjet e rrugës poshtë për të parë kush hynte dhe dilte nga ndërtesa. Një tjetër ishte e vendosur në murin e hyrjes për të vëzhguar lëvizjet në shkallët e pallatit. Të tjera kamera ishin vendosur brenda në shtëpi, në çdo dhomë, në atë të ngrënies, në dhomën e gjumit e deri në tualet. Një obsesion neurotik që kishte nisur si xhelozi dhe kishte kaluar në paranojë për t'i "mbrojtur" pjestarët e familjes nga 35-vjeçari Jetnor Zhaboli.

Brenda në banesë kishte edhe një pajisje që bllokonte valët e celularit, ndërsa kur largohej ndërpriste edhe energjinë elektrike. Kjo jetë nën presion të vazhdueshëm psikologjik kishte çuar bashkëshorten e tij në disa tentativa vetëvrasjejeje, deri kur ditët e fundit në shtëpinë e tyre kishte ardhur për të qënduar nëna e 35 vjeçarit me profesion ekonomist. Edhe e ëma duket se i është nënshtruar të njëjtit "regjim", që përfshinte izolimin në shtëpi, ndalimin e komunikimit me të tjerë dhe bllokimin e valëve të celularit, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.

Historia mund të kishte pasur një fund tragjik nëse një telefonatë anonime nuk do të kishte njoftuar policinë për zhvillimet anormale në familjen e 35 vjeçarit Zhaboli. Kur policët kanë mbërritur në dyert e banesës-burg, Jetnor Zhaboli ka tentuar ta përshkruajë si normale jetën e përditshme, por ka qenë nëna e 35-vjeçarit që nuk ka heshtur. Pas komunikimit të saj me policinë, Zhaboli ka tentuar të justifikohet se mania për të vëzhguar me imtësi familjarët e tij dhe vendimin për t'i izoluar e kishte marrë për t'i mbrojtur nga persona të panjohur.

Por duke parë situatën nuk ka qenë e vështirë të kuptohet se 35-vjeçari ishte në gjendje të rënduar të shëndetit mendor. Policia e ka shoqëruar, ndërsa mësohet se për të është kërkuar një akt ekspertizë e shëndetit mendor.

Nga kontrolli në shtëpi janë gjetur edhe disa letra që bashkëshortja e tij i kishte shkruar për t'i lënë si mesazhe pas vetëvrasjes. Ajo është shoqëruar për të folur me një psikologe, që do ta ndihmojnë të përballojë traumën e shkaktuar nga i shoqi./ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI