Flash

I dënuar me 25 vite burg, shqiptari transferohet nga Britania

Lapsi.al 26 January 2024
I dënuar me 25 vite burg, shqiptari transferohet nga Britania

Gjykata e Tiranës ka njohur një vendim të drejtësisë angleze ndaj Erald Mema, etiketuar ndryshe si Lordi i Kokainës.

Ky vendim u dha në kuadër të marrëveshjes me Britaninë e Madhe me Shqipërinë që synon të sjellë disa të burgosur shqiptarë që do ta vuajnë dënimin në Shqipëri.

Nga 25 vjet burg, gjykata në Shqipëri i njohu Erald Memës 15 vjet dënim, një vendim i cili më pas do t’i përcillet sërish Anglisë si edhe për shtetas të tjerë që kanë kërkuar të transferohen në burgjet shqiptare.

Gjykata tha se ekzistojnë kushtet qe Memës ti njihet dënimi për pjesën e pavuajtur të dënimit, pasi në fashikull është administruar kërkesa e shtetit dënues dhe se i akuzuari është shtetas shqiptar. Për të ashtuquajturin si “lordi”i kokainës qe u akuzua se drejtonte një grup prej 19 personash për shpërndarjen e kokainës, mediat britanike përmenden mbas dënimit të tij se ai e drejtonte shitjen e drogës në disa raste edhe nga Shqipëria.

Në 3 tetor 2023, Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë , ia delegoi prokurorisë së Tiranës kërkesën e anglezëve për njohje vendimi. Në akte përmendet jo vetëm një vendim i kurorës në Oksford i vitit 2018, ku Mema dënohet për akuzën e bashkëpunimit në fshehtësi për furnizim me drogë të kontrolluar të klasës A.

Anglezët shtojnë se në dy raste 39-vjecari bashkëpunoi me shtetas të tjerë për të furnizuar një person me kokainë. Përmendet po ashtu edhe konteksti i marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve, duke kujtuar se pavarësisht se nuk nevojitet pëlqimi i të dënuarit në këtë rast, autoritetet kanë siguruar një deklaratë pëlqimi të 39-vjeçarit për ta vuajtur dënimin në vendin e tij.

Disa gjykata kanë nisur po ashtu njohjen e vendimeve për të transferuar të burgosurit nga Anglia.

Në Shqipëri po shqyrtohen 48 kërkesa të tilla, që më pas do t’i përcillen Britanisë së Madhe. Ndërkohë që, brenda dy vitesh, sipas marrëveshjes, pritet të transferohen 200 të burgosur, nga të cilët 17 janë të dënuar të përjetshëm./TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI