Flash

Vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit në Greqi, preken masivisht shqiptarët

Lapsi.al 25 January 2024
Vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit në Greqi, preken

Autoritetet greke shtynë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndryshe nga sa ishte parashikuar të vepronte prej 1 janarit të këtij viti.

Kodi ishte miratuar vitin e shkuar nga Parlamenti grek dhe sjell lehtësim të procedurave ligjore si në marrjen e lejeve të qëndrimit edhe në sektroin e punësimit sezonal të migrantëve duke njësuar bazën ligjore për emigracionin me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, për një tjetër ligj për emigracionin e parregullt, që u miratua mesin e dhjetorit të vitit të shkuar nga Parlamenti grek, ende nuk kanë dalë nga Ministria e Brendshme greke dhe Ministria e Emigracionit qarkoret përkatëse për fillimin e zbatimit.

Ligji mundëson në Greqi legalizimin e migrantëve të parregullt që jetojnë prej tre vitesh në këtë vend në mënyrë të pandërprerë dhe që kanë një ofertë nga një punëdhënës.

Kjo kategori migrantësh pajiset me lejeqëndrime trevjecare duke u siguruar akses dhe në shërbimet sociale.

Tek kjo kategori emigrantësh shqiptarë pa dokumente të rregullta qëndrimi përfshihen ata që kanë hyrë ilegalisht në Greqi por edhe një kategori tjetër që kanë hyrë si vizitorë ose për të punuar në mënyrë sezonale dhe nuk kanë mundur të ripërtërijnë lejen e qëndrimit për arsye të ndryshme.

Platformat elektronike të aplikimeve për këtë kategori, që prek sipas statistikave greke mbi 30 mijë shqiptarë, ende nuk janë hapur megjithëse ligji duhet të niste zbatimin më 1 Janar të këtij viti.

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi i lidhin vonesat e zbatimit te ligjeve te emigracionit me kapacitetin e ulët të burimeve njerëzore në qendrat greke të trajtimit të kërkesave të emigrantëve të cilat vijojnë t`u përgjigjen me mjaft vonesë edhe aplikimeve aktuale për leje qëndrimi.

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë greke të Emigracionit shtetasit shqiptarë përbënin në dhjetor të vitit 2023 rreth 59,6% të të huajve me qëndrim të rregullt në një numër të përgjithshëm prej rreth 278 mijë personash.

Ky numër i emigrantëve shqiptarë është dukshëm më i ulët se dy vite më parë kur në Greqi numëroheshin 435 mijë shqiptarë, që përbënin rreth 62,8% të të huajve me qëndrim të rregullt në Greqi. /VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI