Flash

Rregullorja e re fik flakadanët e opozitës në parlament

Lapsi.al 25 January 2024
Rregullorja e re fik flakadanët e opozitës në parlament

Rregullorja e re që socialistët miratuan për kuvendin parashikon që një deputet përjashtohet për 60 ditë nëse ndez tymuese dhe flakadanë në sallë. Për pasojë këtë seancë, opozita e vazhdoi protestën përmes zhurmës së bilbilave por nuk ndezi më flakadanë.

Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës as karriget nuk ishin vënë pirg para sallës, ndërsa gardistët ishin më të paktë në sallë. I vetmi moment kur iu desh të ndërhyjnë ishte kur deputetja e PD Albana Vokshi u afrua pranë kryeministrit Edi Rama me një pankartë në duar.

Gjithsesi deputeti Ervi Salianji tha se nuk ka asnjë trembje për shkak të rregullores së re dhe se opozita do të vijojë po njësoj aksionin.

"Ka diversifikim të aksionit. Kemi një qëllim, të mos ketë jetë parlamentare normale, për t’i treguar qytetarëve që nuk po përfaqësohen interesat e tyre, kushtetuta dhe rregullorja, që të bëjmë hetime, s’po funksionin, qëllimi realizohet me forma të ndryshme sepse ju do kishit pyetjen pse vazhdoni me të njëjtën situatë. S’ka asnjë trembje, aksioni vazhdon po njësoj, bllokimi po njësoj. Nuk ka tërheqje nga kërkesat tona. Janë tëre kërkesat e ripërsëritura për të kthyer normalitetin", tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI