Flash

Nis tatimi i profesioneve të lira, zbulohen kërkesat

Lapsi.al 25 January 2024
Nis tatimi i profesioneve të lira, zbulohen kërkesat

Të vetëpunësuarit në ato që konsiderohen profesione të lira do të duhet të deklarojnë saktë të ardhurat e shpenzimet si dhe të rishikojnë statusin e tyre.

Përmes një shkrese, në zbatim të tatimit të vendosur ndaj tyre, u bëhen të ditura rregullat që duhet të ndiqen.

Pas hyrjes ne fuqi te ligjit per tatimin e profesioneve te lira me 15% Admnistrata tatimore ka derguar leter te personalizuar cdo subjetki qe preket nga ndryshimi

Ne dokument u behet thirrje tatimpaguesve qe te deklarojne sakte kodin ekonomik ose ta ndryshojne ate nese nuk perputhet me aktiviteti per tu tatuar ne menyre te drejte.

Korrigjimi mund të bëhet edhe online nepermjet sherbimeve “Aplikim per ndryshim te personit fizik”ose “Aplikim per ndryshim te te dhenave e regjistrit per shoqerite me pergjegjesi te kufizuar “.

Gjithashtu Administrata ben thirrje qe te deklarohen edhe te ardhurat vjetore mbi tatim fitim, tatimit te thjeshtuar, shpenzimet dhe tatimin e fitueshem pasi keto te dhena do te jene si objekt i vlersimit nga Administrata tatimore per llogaritjen e tatim fitimit pararak gjate 2024.

Ne perfundim shtohet se qellimi i dergimit te kesaj letre vjen si sqarim per tatimpaguesit dhe lehtesim e permbueshjes se detyrimeve nga ana e tyre.

Te vetepunesuarit e profesioneve te lira do te tatohen me 15% per fashen 0 deri ne 14,000,000 dhe mbi 14,000.000 leke vendoset tatimi 23%.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI