Flash

Francë/ 18 shqiptarë dalin para gjykatës të akuzuar për trafik dròge

Lapsi.al 25 January 2024
Francë/ 18 shqiptarë dalin para gjykatës të akuzuar për

18 shqiptarë, mes të cilëve 5 ende në kërkim, do të gjykohen në Rennes të Francës për trafik ndërkombëtar heroine. 3 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i rrjetit, të moshës 24 deri në 50 vjeç, janë vendosur në paraburgim dhe 10 të pandehur nën mbikëqyrje gjyqësore. Ata përballen me një dënim me 10 vjet burgim, të dyfishuar në rast të përsëritjes së veprës penale, dënime të rënda për dëmshpërblim dhe gjoba doganore dhe konfiskim të pasurisë së tyre. Seanca e tyre do të zhvillohet nga e hëna 29 janar 2024 deri të premten më 9 shkurt 2024 pranë gjykatës penale.

Gjatë shtatorit 2018, informacioni gjyqësor ka mbërritur në shërbimet e policisë në Ille-et-Vilaine për një individ me kombësi shqiptare, 45 vjeç dhe me histori të mëparshme.

Disa muaj më vonë, në korrik 2019, u hap një hetim paraprak nga prokurori publik i juridiksionit të specializuar ndër rajonal të Rennes për trafik droge, trafik njerëzor në banda të organizuara dhe konspiracion kriminal. Elementët e parë konfirmuan ekzistencën e trafikimit. “Kjo është orkestruar nga shtetas shqiptarë të vendosur në territorin francez, në lidhje me rrjetet lokale, veçanërisht në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës,” shpjegon prokurori publik, Philippe Astruc.

Ky rrjet, duke funksionuar në mënyrë klanore, furnizohej rregullisht me drogë, kryesisht heroinë, në Holandë, duke përdorur lidhjet rrugore me një normë rreth 10 kilogramë për udhëtim. “Organizata kriminale përdorte edhe telefona dhe automjete të dedikuara. Ajo kishte zbatuar një qark për pastrimin e fondeve nga rishitja e produkteve”.

Në datat 29 dhe 30 mars 2021, forcat e rendit arrestuan 17 anëtarë të kësaj organizate, mes të cilëve 16 burra dhe një grua, të moshave nga 19 deri në 57 vjeç.

Gjatë kontrolleve të organizuara në Rennes dhe Ille-et-Vilaine u zbuluan lëndë narkotike si 2,5 kg heroinë, 60 kg produkte prerëse, më shumë se 50 mijë euro para cash, 4 pistoletë me municionet e tyre, 2 automjete, mes tyre një Mercedes C. Gjithashtu u sekuestrua një automjet, i destinuar për të transportuar lëndë të paligjshme”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI