Flash

Theu masën 'arrest shtëpie' për të vjedhur një gjimnaz dhe banesë, pranga 25-vjeçarit në Malësi të Madhe

Lapsi.al 24 January 2024
Theu masën 'arrest shtëpie' për të vjedhur

Një 25-vjeçar në Malësi të Madhe kishte thyer masën arrest shtëpie për të kryer vjedhjen e një gjimnazi dhe një banesë. I arrestuari me iniciale E. M. ishte në arrest shtëpie për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, por ai ka thyer dy herë masën arrest shtëpie për të vjedhur.

"Zbardhet vjedhja e kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë. Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve, për të kryer vjedhjen në gjimnaz dhe një vjedhje në banesë.

Nga hetimet rezultoi se për të vjedhur në gjimnazin në fshatin Gruemirë, 25-vjeçari bashkëpunoi me një 23-vjeçar, i cili aktualisht është me masë sigurie në IEVP Lezhë, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve, të kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe. Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për të kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në këtë gjimnaz, si dhe për të vjedhur më datë 23.01.2024, instalime elektrike dhe pajisje në banesën e shtetasit I. A., në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati. Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI