Flash

Rama: Jemi të tretët në botë për rritjen e turizmit

Lapsi.al 24 January 2024
Rama: Jemi të tretët në botë për rritjen e turizmit

Kryeministri Edi Rama nga Madridi zhvilloi një konferencë shtypi kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria tashmë nuk është më një vend i fshehur, duke theksuar se jemi vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

“Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi, dhe fizioterapisti më tha që e dashura e tij, dy ditë më parë kishte prenotuar që të shkonin në Shqipëri, së bashkë me familjen. Kjo është diçka që do kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vite më parë, kur Shqipëria ishte e fshehur, ndërsa tani nuk është me e fshehur dhe tashmë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur. Në aeroportin e Tiranës shënuan rritjen më të lartë në Evropë. Bazuar në statistikat e OBT ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite”, tha Rama.

Rama u shpreh se vendi ynë duhet të nxisë më tepër turizmin luksoz.

“Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të mos rënë viktimë e një turizmi masiv”, theksoi kryeministri Rama.

Të këshilluara

Lëvizje në SHISH, kush ikën dhe kush vjen

Qeveria ka shkarkuar nga detyra, inspektorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit. Prej sot e në vijim, Suela Bedeni nuk do të mbajë më këtë det...

18:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI