Flash

U përplas në vija të bardha/ Ndërron jetë 36-vjeçarja nga Tirana

Lapsi.al 23 January 2024
U përplas në vija të bardha/ Ndërron jetë

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një aksidenti të ndodhur rreth një javë më parë. Policia e kryeqytetit sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja 36-vjeçare Merita Ferracaku po kalonte në vijat e bardha dhe është përplasur nga automjeti tip Skoda. Prej asaj nate, gruaja e aksidentuar ka përfunduar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

"Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2b99246a 49d2 4f3f Bf5c 1567b46cc2e4 1140x570

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool. Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë. Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, në ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI