Flash

Ish-efektivi i RENEA-s plagoset me armën e tij në Tiranë

Lapsi.al 23 January 2024
Ish-efektivi i RENEA-s plagoset me armën e tij në Tiranë

Një ish-efektiv i forcave RENEA, është vetëplagosur me armë në zonën e Insitutit në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari e kishte armën me leje. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se po kryente manovra me armën kur ajo është shkrehur. I plagosuri është dërguar në spital.

"Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - njofton policia.

Lajmi po përditësohet... /LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, në ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI