Flash

Gjykata e Apelit e SHBA jep vendimin për “shqiptarin më të urryer”

Lapsi.al 23 January 2024
Gjykata e Apelit e SHBA jep vendimin për “shqiptarin më të

Një gjykatë federale amerikane e apelit la në fuqi këtë të martë ndalimin e përjetshëm të shqiptarit Martin Shkreli të punojë në industrinë farmaceutike. Në fuqi mbeti edhe një urdhër për të paguar 64.6 milionë dollarë fitime për shkak të bllokimit të konkurrencës ndaj ilaçit kundër kancerit, “Daraprim”. Vendimi unanim, nga një panel prej 3 gjyqtarësh në Gjykatën e dytë të Apelit të Rrethit të SHBA-së erdhi gati 2 vjet pasi një gjykatës federal i Nju Jorkut vendosi ndalimin e Shkrelit për shkak të sjelljes monopoliste të kompanisë së tij të atëhershme të ilaçeve në shpërndarjen e “Daraprim”.

Ndalimi ishte përgjigje ndaj një padie civile të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe 7 shteteve, mes tyre Nju Jorku dhe Kalifornia. Shkreli fitoi famë të gjerë në vitin 2015, kur kompania e tij rriti çmimin e atij ilaçi që shpëton jetë me më shumë se 4000% brenda natës. Më vonë ai kreu një dënim me burg për mashtrim të letrave me vlerë federale dhe krime të tjera financiare që nuk lidhen me rritjen e diskutueshme të çmimit të Daraprim, e cila përdoret për të trajtuar toksoplazmozën, një gjendje parazitare.

Avokati i tij, Benjamin Brafman, në një deklaratë për CNBC tha se: "Ndalimi i përjetshëm është shumë i rëndë. Gjykatat duhet të inkurajojnë gjenitë e vërtetë si Shkreli të punojnë në industri veçanërisht ... kur dënimi i tij për mashtrim nuk kishte të bënte me industrinë farmaceutike,” - tha Brafman. Shkrelin dhe kompanitë e tij u akuzuan për shkelje të ligjeve anti-trust në parandalimin e prodhuesve të barnave gjenerike nga aksesi në Daraprim, për të cilin duhej të bënin testime.

Skema i lejoi Shkrelit që për më shumë se një vit të mbronte fitimet që merrte nga shitja e Daraprim për 750 dollarë për tabletë, krahasuar me 17,5 dollarë për tabletë që shitej më parë. Në vendimin e saj prej 8 faqesh, gjykata e apelit vuri në dukje se Shkreli abuzoi me këtë rritje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, në ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI