Flash

Sulmi në Banjskë, Kurti: S’mund t’i heqim masat e sigurisë ndaj Serbisë sa kohë Radoiçiç është i lirë

Lapsi.al 22 January 2024
Sulmi në Banjskë, Kurti: S’mund t’i heqim masat e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, që është mbajtur në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij për gazetarët, kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe një herë për sulmin në Banjskë ku u vra rreshteri Afrimi Bunjaku, derisa tha se ndaj Serbisë kanë vetë masa sigurie, transmeton Telegrafi.

“Armatimi është prodhuar në Serbi dhe ka ardhur nga Serbia, grupi paramilitar janë të lirë me krye me Milan Radoiçiç. Pra, ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë por vetëm masa sigurie. Nuk mund t’i heqim masat e sigurisë, derisa e kemi grupin paramilitar të lirë dhe ku po organizohen pa ndryshuar qëllimet dhe sjelljet e tyre”, u shpreh ai.

Më tej, Kurti foli për planin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa tha se ky plan do të sjellë mbështetje financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi planin e rritjes i cili do të sjelle mbështetje financiare 6 miliardë euro për 6 vende të Ballkanit Perëndimor që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian. Mbështetja financiare varet nga puna dhe performanca veç e veç, pra, nëse shtetet në procesin e Berlinit arrijnë diçka pozitive atëherë ajo bartet te plani i rritjes, por nëse pengojnë njëra –tjetrën nuk ka atëherë efekt plani i rritjes”, deklaroi Kurti para mediave.

Kurti tha se anëtarësimi në BE është synim i Kosovës dhe i qytetarëve, ku përqindja është rreth 94%.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI