Flash

Dëbora bllokon veriu, zonat ku lëvizet vetëm me zinxhirë

Lapsi.al 20 January 2024
Dëbora bllokon veriu, zonat ku lëvizet vetëm me zinxhirë

Reshjet e borës dhe erërat e forta kanë bërë që në qarkun e Shkodrës, të ketë akse rrugore të bllokuara, duke bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve, të cilat këshillohen të lëvizin vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Sipas informacionit të administruar nga strukturat vendore MC për situatën në territorin e qarkut Shkodër:

Bashkia Shkodër

Në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si dhe po fryn ere tepër e ftohtë. Borëpastrueset po punojnë ne segmentin rrugor Bogë-Theth, ky segment rrugor është i kalueshëm për automjete te pajisura me zinxhirë.

Bashkia Malësi e Madhe

Gjatë natës në gjithë territorin e bashkisë ka patur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje dëbore. Nuk raportohen probleme deri në këto momente.

Bashkia Vau Dejës

Në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës vijojnë reshjet e shiut me intensitet të mesëm/lartë. Raportohen shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra.

Bashkia Pukë

Vijojnë reshjet e dëborës në territorin e kësaj bashkie, trashësia arrin deri në 15 cm. Rrugët e qytetit Puke janë të hapura. Po punohet në aksin rrugor Qafë Qerreti-Qelez.

Rrugët rurale deri në këto momente janë të kalueshme për automjete të pajisura me zinxhirë pasi temperaturat arrijnë deri në -5 grade. Probleme të tjera deri në këto momente nuk raportohen, vijon të monitorohet situata nga strukturat operacionale të bashkisë.

Bashkia Fushë Arrëz

Vazhdoje reshjet e dëborës dhe fryn ere me shpejtësi të lartë. Deri tani trashësia e dëborës arrin 25 cm. Rrugët rurale të Njësive Administrative janë të bllokuara për momentin. Në rrugët nacionale lëvizet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë. Në njësinë Administrative Iballe ka shkëputje të energjisë elektrike që nga mbrëmja e djeshme.

Autoriteti Verior Rrugor, Shkodër:

Sipas informacioneve të marra deri tani nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon DRV Shkodër. Në akset malore kemi patur reshje bore kurse në akset e tjerë reshje shiu. Të gjithë akset rrugore janë pastrua e kriposur. Për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërorë dhe zinxhirë në këto akse dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë. Kontraktorët janë në terren të organizuar me mjete dhe punëtorë për përballimin e ç’do situate të mundshme.

N/Prefekti Pukë

Në segmentin rrugor Kryqëzim Hadroj, Gjegjan, Mirditë prej orës 03:30 të mëngjesit vijon të ketë reshje dëbore. Shërbimet tona kanë ndërhyre menjëherë duke bërë të mundur mbajtjen e qarkullueshme të segmentit për të gjithë llojet e automjeteve. Trashësia e dëborës në disa vende kalon trashësinë 35 cm. Aktualisht reshjet të shoqëruara me erëra po vijojnë intensivisht. Në segmentin rrugor nga Hadroj në Qafë-Ben po punojnë dy mjete borëpastruese, një kamionçinë, një fuoristradë dhe 10 punonjës. Aktualisht rruga është e qarkullueshme për të gjithë llojet e automjeteve.

Të këshilluara

Dëbora mbulon Thethin

Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore. Borëpastrueset dhe shumë punëtorë kanë dalë në terren për...

08:30

Fier, vidhet gjatë natës një market

Gjatë orëve të natës, në lagjen 15 Tetori në qytetin e Fierit është vjedhur një minimarket. Policia raporton se autori ka vepruar i vetëm duke thyer xhamin e...

08:49

Zjarr në Memaliaj, digjen tre apartamente

Një pallat dykatësh është përfshirë nga flakët në Memaliaj, për pasojë janë djegur plotësisht tre apartamente dhe tre të tjerë janë dëmtuar pjesërisht. Për fat ...

09:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI