Flash

SHBA, temperaturat e acarta shënojnë kulmin e kërkesës për energji

Lapsi.al 19 January 2024
SHBA, temperaturat e acarta shënojnë kulmin e kërkesës

Temperaturat e acarta në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara kanë rritur në maksimum kërkesat për energji, ndërsa shtëpitë dhe bizneset konsumuan një sasi rekord gazi natyror për ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Këtë javë reshjet e shumta të dëborës mbuluan një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke çuar në mbylljen e një rafinerie në Teksas, probleme funksionimi për disa të tjera dhe përgjysmimin e prodhimit të naftës në shtetin e Dakotës së Veriut.

Rrjeti i energjisë elektrike “Tennessee Valley Authority” në pronësi të qeverisë amerikane tha se mëngjesi i së mërkurës shënoi pikën kulmore të përdorimit të energjisë me 34,526 megavat, duke tejkaluar rekordin e gushtit të vitit 2007.

Operatori më i madh amerikan i rrjetit elektrik “PJM Interconnection” i cili mbulon mbi 12 shtete që nga Illinoi deri në Nju Xhersi tha se rrjeti do të ishte shumë i ngarkuar deri më 22 janar, kur temperaturat pritet të ngrihen.

Pavarësisht disa ndërprerjeve të izoluara dhe ngrirjes së puseve, sistemet e energjisë dhe gazit në vend i kanë mbajtur gjerësisht dritat ndezur dhe gazi ka shkuar pa ndërprerje tek konsumatorët.

Një ngricë në shkurt të vitit 2021 la miliona njerëz pa energji, ngrohje dhe ujë në Teksas dhe shtete të tjera qendrore amerikane, për ditë të tëra dhe shkaktoi më shumë se 200 të vdekur.

Gjatë fundjavës temperaturat ranë në minus 18 gradë Celsius në disa shtete amerikane./ VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI