Flash

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Lapsi.al 19 January 2024
A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama. Sipas tij ky institucion është me standarde të dyfishta dhe nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës për afera të rënda.

“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta. Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente" tha Meta.

Të këshilluara

Moti i keq, Puka pa energji elektrike

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore. Shk...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI