Flash

Basha bën si i "fortë": Me këtë Kod, Rama s’ mund të shkojë në zgjedhje

Lapsi.al 19 January 2024
Basha bën si i "fortë": Me këtë Kod, Rama s’

Lulzim Basha akuzoi kundërshtarët e tij në opozitës se bëjnë pazare natën me Edi Ramën. Në një dalje për mediat, Basha tha se gjithçka sipas tij, për të mos hapur listat e zgjedhjeve.

“Teatri i reformës zgjedhore me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake kësaj jave. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve politikë nëse janë pro listave të hapura, nëse janë për votim elektronik, nëse janë për një zonë elektorale dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koincidencë.

Ka një komplot nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerë me të cilët bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos ta kenë të hapura listat. Në funksion të këtij komploti, ndodh ajo që quhet tym dhe pasqyra. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe tani është koha për një sistem zgjedhor.

Në 24 orë të bësh xhiron e medias diskutohet për gjithçka përjashtuar këto çështje. Përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra dhe diku me shfaqje si ajo e paradites, nuk do të na kthejë pas. Listat e hapura, barazia e votës, pra Shqipëria një zonë elektorale.

Një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13 mijë vota. Mënyra për ta zgjidhur është Shqipëria një zonë elektorale dhe kjo i jep fund debatit se ku do të votojë diaspora, siç e ka Kosova apo Holanda. Javët do të kalojnë dhe pastaj do të thotë Edi Rama s’kemi kohë.

Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do reformën zgjedhore. Ky është një kurth që nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Edi Rama e di që me këtë Kod nuk mund të shkojë në zgjedhje”, tha Basha.

Të këshilluara

Afera e sterilizimit, Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigur...

17:01

A i trembet Ilir Meta goditjes nga SPAK?

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama...

17:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI