Flash

Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të aksidentuarat femra

Lapsi.al 19 January 2024
Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të

Aksidentet rrugore që ndodhën në dhjetor janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, teksa pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga të rinjtë. Sipas të dhënave të INSTAT, Në muajin Dhjetor 2023 numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhën në dhjetor 2022, me një rritje prej 49.5%.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 200 persona në muajin Dhjetor 2023. Në të njëjtën periudhë të në viti më parë numri ti të aksidentuarve ishte 90 persona.

Në dhjetor 2023 numri i të dëmtuarve mëse u dyfishua. Rritja e ndjeshme është shënuar në të aksidentuarat femra, të cilat u rritën në 64, nga 30 në dhjetor 2023. Për gjithë vitin 2023 në vend ka pasur gjithsej 1.285 aksidente, me një rritje prej 10.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Gjithsej kishte 1731 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) në vitin 2023, me një rritje prej 8.2% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas INSTAT, Aksidentet rrugore, në 74,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 21,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Mërkurë me 10,2%. Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 24,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Për vitin 2023, numërohen 1.285 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.731 persona. Aksidentet rrugore, në 13,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Marrë nga Monitor.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI