Flash

Vuçiç: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e njoh Kosovën, por çka më duhet mua kjo?

Lapsi.al 18 January 2024
Vuçiç: Nesër më japin Nobel për Paqe nëse e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka çuar në tjetër nivel diskursin popullist duke deklaruar nga Davos se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran bashkësia ndërkombëtare “qysh nesër do të më jepte çmimin Nobel për Paqe”, siç e citoi “KoSSeV”.

“Por, çka më duhet kjo në jetë”, ka thënë Vuçiç në stilin mellodramatik të tij, duke vazhduar të thotë se “mua më duhet respekti i popullit tim, qytetarëve serbë” dhe se “aq më bën çka të huajt mendojnë”.

Vuçiç mes tjerash tha se Kosova synon “de fakto fundin” e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërsa shtoi edhe se zyrtarët evropianë “nuk janë në anën e Beogradit”./Nacionale

Të këshilluara

Moti i keq, Puka pa energji elektrike

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore. Shk...

19:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI