Flash

Rumunët “zbrazën” bankomatet e Tiranës, shihni si klonohen kartat e bankës me pajisjet “skimmer” (VIDEO)

Lapsi.al 18 January 2024
Rumunët “zbrazën” bankomatet e Tiranës, shihni si

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej 3 rumunësh, të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë.

Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të tre rumunë, kanë arritur të vjedhin 5 milionë lekë. Ata janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe vetëm këtë të enjte janë shpallur në kërkim.

Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, ata kanë arritur të vjedhin paratë në bankomate të ndryshme të kryeqytetit. Burime pranë policisë thanë se ata përdornin skemën e klonimit të kartave nëpërmjet pajisjes skimmer.

Një e tillë është dhe kjo pajisje e cila iu sekuestrua një bullgari në vitin 2017 po në Tiranë. Pajisja ka përafërsisht formën e bankomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar nëpërmjet pajisjeve të tjera.

Policia ka arritur të identifikojë edhe një mjet tip “Volkswagen”, të cilin autorët e kanë përdorur për të lëvizur gjatë vjedhjeve, por nuk është lokalizuar ende për shkak se lëviznin pa targa. Për kapjen e tyre blutë ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë eurosh./A2 Cnn

https://www.youtube.com/watch?v=kuvGRPvSoUM

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI