Flash

Vetëm 13.3% e atyre që humbën patentën arritën ta rimarrin pas testimit

Lapsi.al 17 January 2024
Vetëm 13.3% e atyre që humbën patentën arritën ta

Nga 848 riregjistrime në autoshkolla të personave që humbën pikët e patentës për shkak të shkeljeve, një përqindje e ulët arriti ta rimarrë atë dhe të kthehet në rrugë si drejtues mjeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri m dije se zbatimi i akteve ligjore të 2022-it që ashpërsonin masat ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka bërë që rieduktimi të mos rezultojë me marrjen e lejes së drejtimit nga të gjithë ata që humbën atë.

“Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 113 persona nga 848 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Janar 2024.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 25 riregjistrime, u paraqitën 14 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues! 848 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Sipas kuadrit ligjor të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me leje drejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, kanë përfituar në sistem 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që janë bërë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri.

Heqja e pikëve bëhet automatikisht në sistem në bazë të njoftimeve për shkelje të  të normave të sjelljes siç është  parashikuar në kapitullin V, të Kodit Rrugor.

Të gjithë ata që humbasin pikët e patentës janë të detyruar sipas kuadrit ligjor në fuqi që të kthehen në autoshkollë dhe të ndjekin kursin normal teorik dhe praktik të riedukimit ndërkohë që pas përfundimit do të duhet që t’i nënshtrohet testit njëlloj si çdo i regjistruar për herë të parë. Testi i teorisë, bazuar në norma sjelljeje, është me 30 pyetje dhe me më shumë 3 gabime nuk kalon. Masat për riedukimin e shoferëve problematikë synojnë disiplinimin e tyre në rrugë./ Monitor

Të këshilluara

Ndryshime të reja në 2 Komisariate në vend

Ndryshime në rang komisariatesh në vend. Bëhet me dije se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha, i cili do të zëvëndësojë Behar Cakën, pasi ky i fun...

12:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI