Flash

Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesja e OSBE-së takim me Bardhin

Lapsi.al 17 January 2024
Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesja e OSBE-së takim me Bardhin

Përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory, do të takojë gjatë ditës së sotme Gazment Bardhin, në kuadër të reformës zgjedhore. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Një ditë më parë, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Pas takimeve, shefja e OSBE-së, u shpreh se mezi po pret rinisjen e punës të premten për këtë reformë. Gjithashtu ajo lajmëroi se do t'i vazhdonte takimet gjithpërfshirëse për reformën.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.9 lekë dhe do shitet me 95...

08:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI