Flash

Në ‘arrest shtëpie’ në Fushë-Krujë, 39-vjeçari arrestohet në Himarë

Lapsi.al 17 January 2024
Në ‘arrest shtëpie’ në Fushë-Krujë,

Një 39-vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua nga policia e Himarës, pasi kishte shkelur urdhrin e arrestit në shtëpi. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. K.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kapën shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shtetasi A. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaroi policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI