Flash

Kreu i SYRIZA: Gjuha shqipe të bëhet lëndë me zgjedhje në shkollat greke

Lapsi.al 17 January 2024
Kreu i SYRIZA: Gjuha shqipe të bëhet lëndë me zgjedhje

Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.

Kasselakis tha se emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera, ndërsa propozi se shqipja mund të bëhet si gjuhë e huaj me zgjedhje në shkollat ​​greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.

“Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Ai tha gjithashtu se: “Jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë”.

Megjithatë, siç tha kreu i SYRIZA, problematikat me të cilat përballet Komuniteti Shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij.

“Ne patëm nderin që sot të zhvillojmë një takim historik për Komunitetin Shqiptar me kryetarin e SYRIZA-Aleancës Progresive dhe deputetët e partisë”, tha Etmond Guri, përfaqësues i Diasporës Shqiptare në Greqi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI