Flash

Kokainë dhe para/ Arrestohen katër të rinj në Itali, u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar policisë

Lapsi.al 17 January 2024
Kokainë dhe para/ Arrestohen katër të rinj në Itali, u

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e hotelit ku ndodheshin. Mediat vendase raportojnë se në momentin e kontrollit u gjetën kokainë dhe mjete për përdorimin e saj, teksa në dhomë ndodheshin dy shqiptarë, 21 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë dy shqiptarët që ndodheshin në dhomën tjetër kanë tentuar të arratisen duke dalë nga dritarja, por janë kapur nga uniformat blu. Ata raportohet se janë 19 dhe 24 vjeç, teksa njëri prej tyre ka sulmuar punonjësin e policisë gjatë arratisjes.

Pas një kontrolli në dhoma, policia gjeti brenda një raft ku ndodheshin mjeti që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, qese të shumta celofani dhe një peshore me mbetje kokainë, si dhe një çantë me 2700 euro.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI