Flash

Çudira shqiptare/ Autoambulanca prej 3 vitesh jashtë funksionit! Shoferi paguhet

Lapsi.al 17 January 2024
Çudira shqiptare/ Autoambulanca prej 3 vitesh jashtë funksionit!

Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjoricë, Bulqizë është jashtë funksionit.

Kjo autoambulancë është në shërbim të 5400 banorëve, të shpërndarë në fshatra me terren shumë të vështirë që tashmë nuk e marrin më këtë shërbim. Por edhe pse autoambulanca nuk punon shoferi vazhdon e paguhet.

Fiksi tregoi me pamje e figurë sesi autoambulanca ishte e parkuar në shtëpine e shoferit dhe ai tregon që prej më shumë se një viti ajo nuk ka as dokumentacion. Shërbimi sipas shoferit ofrohet nga ai me makinë personale ose nga autoambulancat e qendrave të tjera.

Në NJVKSH Bulqizë drejtori shprehet se nuk është në dijeni të kësaj problematike, por përgjegjësia nuk është e tija por e drejtorit të qendrës që e mban në punë shoferin. Pasi kontratën e punës është pikërisht drejtori i qëndrës që e shkëput e dhe jo NJVKSH-ja.

Por drejtori i qëndrës i vë në dispozicion Fiksit dy shkresa ku ai i drejtohet NJVKSH Bulqizë me anë të një shkrese në vitin 2022 dhe një të vitit 2023 pikërisht për problemin në fjalë. Por që në NJVKSH Bulqizë këto shkresa nuk kanë mbërritur kurrë.

Shoferi vazhdon paguhet dhe autoambulanca nuk punon rrjedhimisht 5400 banorë nuk marrin shërbim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI