Flash

300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga partneriteti 10-vjeçar midis Vodafone e Microsoft

Lapsi.al 17 January 2024
300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga

Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërmjet të cilit do të kombinojnë ekspertizën e tyre për t’u ofruar mbi 300 milionë bizneseve, sektorëve publikë dhe konsumatorëve anembanë Evropës dhe Afrikës, platforma digjitale me kapacitet të lartë.

Nëpërmjet këtij partneriteti, kompanitë do të transformojnë eksperiencën e klientit Vodafone duke përdorur mekanizmat e Inteligjencës Artificiale tëMicrosoft, do të përmirësojnë platformën e menaxhimit të rrjetit IoT (Internet of Things) të Vodafone, do të zhvillojnë shërbime të reja dixhitale e financiare për biznesetnë gjithë Evropën e Afrikën, veçanërisht ato të voglat e të mesmet, si dhe do të rishikojnë strategjinë globale të qendrës së të dhënave në renë kompjuterike (cloud).

Vodafone do të investojë 1.5 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme në zgjidhjet e Inteligjencës Artificiale të përqendruara te klientët e në Cloud, në bashkëpunim me Microsoft. Për më tepër, Microsoft do të përdorë shërbimet e lidhjes fikse dhe celulare të Vodafone.

Gjigandi i softuerëve kompjuterikë synon të investojë në platformën e lidhjeve IoT të menaxhuar nga Vodafone, e cila do të zhvillohet si një entitet më vete dhe i pavaruar duke filluar nga prilli 2024. Kompania e re do të tërheqë palët e interesuara dhe do të zgjerojë platformën e saj, duke mundësuar lidhje për pajisje, automjete dhe makineri të ndryshme.

Shërbimet dixhitale të krijuara nga partneriteti i ri do të përdorin teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Ato do të ndërtohen mbi politikat e paanshme dhe etike të privatësisë e sigurisë, sipas kuadrit rregullator të Vodafone për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me përgjegjshmëri.

Margherita Della Valle, Drejtore Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “Vodafone ka hedhur një hap të guximshëm drejt së ardhmes dixhitale të Evropës dhe Afrikës. Ky partneritet unik strategjik me Microsoft do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve tanë të biznesit, veçanërisht të kompanive të vogla e të mesme dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët.”

“Kjo gjeneratë e re e Inteligjencës Artificiale do të krijojë shumë mundësi të reja për çdo organizatë dhe çdo industri në mbarë botën”, u shpreh Satya Nadella, kryetari i bordit drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Microsoft. “Jemi të kënaqur që së bashku me Vodafone do të aplikojmë teknologjinë më të fundit të resë kompjuterike (cloud)dhe Inteligjencës Artificiale, për të përmirësuar përvojën e klientit për qindra miliona individë e biznese në Afrikë dhe Evropë, për të ndërtuar produkte e shërbime të reja dhe përshpejtuar kalimin e kompanisë në cloud.”

Vodafone do të përshpejtojë transformimin e tij në renë kompjuterike, duke modernizuar qendrat e të dhënave në Microsoft Azure. Për rrjedhojë, Vodafone do të zëvendësojë qendrat fizike të të dhënave me ato virtuale në gjithë Evropën, duke thjeshtësuar dhe reduktuar kostot operacionale të Teknologjisë së Informacionit, duke reduktuar kërkesat për energji dhe duke ndihmuar në zhvillimin e strategjisë së qëndrueshme të biznesit.

Të këshilluara

Sondazhi/ Shqiptarët nuk duan deeuroizimin

Përpjekjet për deeuroizimin e ekonomisë nuk kanë shumë mbështetje te publiku shqiptar. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të intern...

22:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI