Flash

Plagòsja e dy personave në Mitrovicë, policia identifikon autorët

Lapsi.al 16 January 2024
Plagòsja e dy personave në Mitrovicë, policia identifikon

Policia e Kosovës ka thënë se i ka identifikuar dy personat e përfshirë në incidentin me granatë dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut.

Si pasojë e shpërthimit të granatës janë lënduar dy persona, njëri rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë incident janë dëmtuar edhe shtatë vetura.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy personat e identifikuar janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.

“Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, ka thënë Elshani në një përgjigje me shkrim.

Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se një pacient, me inicialet N.V, gjendet në reanimacion, për shkak të lëndimeve të pësuara nga një mjet plasës.

Por, edhe sikurse Policia, edhe Ellek ka thënë se ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Të gjitha procedurat diagnostike dhe konsultimet me specialistë të tjerë janë ende duke u bërë. Gjatë ditës do të vendoset nëse ai do të vazhdojë trajtimin në këtë qendër, apo do të ketë nevojë për trajtim në një institucion tjetër shëndetësor terciar në nivel të Serbisë”.

Ai ka thënë se plagosuri i dytë është dashur të mbahej i shtruar në ortopedi, por ai është larguar nga spitali me vetëdëshirë.

Nga Policia kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të 15 janarit, kur tre persona, të nacionalitetit serb – dy prej të cilëve u plagosën – dolën nga një lokal i njohur si “Bishevac” në Mitrovicë të Veriut dhe me të dalë, një veturë u është afruar, prej së cilës është hedhur një granatë dore.

Edhe në të kaluarën në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ka pasur incidente me mjete plasëse.

Të këshilluara

Berisha: Opozita qëndron me dinjitet

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë sërish në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në ...

19:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI