Flash

Pesë emigrantë të vdekur teksa tentonin të kalonin Kanalin Anglez

Lapsi.al 15 January 2024
Pesë emigrantë të vdekur teksa tentonin të kalonin Kanalin

Të paktën pesë emigrantë që përpiqeshin të kalonin nga Franca në Britani vdiqën në ujërat franceze kur varka e tyre u përmbys.

Dhjetra të tjerë u shpëtuan nga incidenti në Vimere, në jug të Calais.

Katër nga të vdekurit ishin nga Iraku dhe Siria.

Një person në gjendje kritike është dërguar në spital. Të shpëtuarit janë 72, ndërsa një tjetër është plagosur, por nuk i rrezikohet jeta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 me orën lokale.

Rreth 70 persona po përpiqeshin të hipnin në varkë ndërsa ajo u largua nga plazhi dhe shpejt u gjendën në një pozicion të vështirë. Një rimorkiator i patrullës bregdetare shkoi në vendngjarje dhe gjeti trupat.

Dhjetra zjarrfikës dhe disa automjete policie ishin në vendngjarje për të ndihmuar, sipas gazetës franceze La Voix du Nord. Përpjekjet e shpëtimit vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.

Sekretari i Jashtëm David Cameron tha se ishte një “incident zemërthyer”.

Ai madje këmbënguli se miratimi i projektligjit të qeverisë britanike për Ruandën, i cili do të dërgonte disa azilkërkues në vendin afrikan, ishte “i nevojshëm” për të shpëtuar jetë dhe për të ndaluar njerëzit të kalonin Kanalin me varka të vogla.

Vdekjet vijnë një ditë pasi rasti i parë u raportua këtë vit, raporton BBC . Për shkak të motit të keq, anijet me emigrantët duhet të kalonin Mahgi që nga mesi i dhjetorit.

Emigrantët që kaluan në Britani janë për vitin 2023 të paktën 29,437, sipas shifrave jo përfundimtare. Është një numër i reduktuar ndjeshëm krahasuar me 45,774 kalime për të gjithë vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI