Flash

Berisha në arrest shtëpie/ Rama fton ambasadorët në kuvend për të kompleksuar opozitën

Lapsi.al 15 January 2024
Berisha në arrest shtëpie/ Rama fton ambasadorët në kuvend

Opozita është përgatitur ta "djegë" edhe kësaj radhe kuvendin, pasi komisionet hetimore i janë refuzuar me ligj, ndërsa kreu i demokratëve është në arrest shtëpie.

Por në seancën e parë të vitit 2024, socialistët kërkojnë normalitet dhe këtë synojnë ta arrijnë me praninë e presidentit Bajram Begaj që pak minuta para nisjes së seancës është parë në ambjentet e parlamentit.

Përveç Begajt, në parlament janë edhe ambasadorët e huaj si ai Britanisë, Alastair King-Smith dhe ai gjerman në vendin tonë, Karl Bergner.

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend.

Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie.” ka qenë mesazhi i ambasadorit gjerman ditën e sotme.

Mbetet për t'u parë nëse deputetët e opozitës do të kompleksohen nga prania e ambasadorëve apo do të vazhdojnë protestën e tyre pavarësisht pranisë së përfaqësuesve të huaj.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI