Flash

Parashikimi i motit për ditën e hënë: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 15 January 2024
Parashikimi i motit për ditën e hënë: Vranësira dhe

Kushtet e motit në javën që sapo filloi do të ndikohen nga masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin. Këtu bëjnë përjashtim zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore. Po ashtu do të ketë reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri në orët e pasdites do të jetë nën ndikimin e motit të vranët. Kjo do të gjenerojë herë pas here reshje shiu dhe dëbore. Shirat do të jenë më të dukshëm në zonat perëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Në zonat Veriore dhe Lindore reshjet e dëborës do të jenë më prezente. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 5 gradë C. Era do të paraqitet mesatare gjatë paradites. Ajo do të forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, paraqitet nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo do të gjenerojë  reshje shiu e dëbore. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshjeve. Kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbeten prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në Juglindje të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, reshje dëbore dhe ngrica do të ketë në gadishullin Skandinav, Europën Lindore si edhe Europën Qendrore ndërsa Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave te lehta e kalimtare.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI