Flash

Iu bë atentat në Selitë, Zamir Kalemi u ndoq që kur doli nga banesa e tij

Lapsi.al 15 January 2024
Iu bë atentat në Selitë, Zamir Kalemi u ndoq që kur doli nga

Zamir Kalemi i cili ra preh e një atentati mbrëmjen e së shtunës në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, dyshohet se u mbajt në vëzhgim nga autorët sapo la banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit.

40-vjeçari ka dalë nga shtëpia pak orë para ngjarjes, dhe më vonë ka lëvizur me automjetin e tij në drejtim të zonës së Astirit.

Në këtë zonë ka qenë dhe ndalesa e fundit përpara se të plagosej. I pyetur nga hetuesit lidhur me personat që mund të ketë takuar në atë zonë, Kalemi është treguar tejet i rezervuar.

Në këto kushte hetuesit kanë përqendruar vëmendjen tek pamjet e kamerave të sigurisë në të gjithë itinerarin e lëvizjeve të 40-vjeçarit.

Ndonëse deri në këtë fazë nuk është evidentuar ndonjë person apo automjet që ka monitoruar lëvizjet e tij, ka dyshime të forta se ai ka qenë në vëzhgim nga autorët prej disa orësh.

Për identifikimin e tyre policia ka vënë në dispozicion 15 mijë Euro shpërblim. Hakmarrja është pista kryesore që po heton policia, ndonëse vetë Zamir Kalemi ka mohuar të ketë konflikte.

Megjithatë policia dhe prokuroria dyshon se ky atentat ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Kjo pasi 40-vjeçari rezulton të jetë i afërm i Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me eksploziv më 11 Qershor 2022 në autostradën Tiranë-Elbasan, si dhe vëllai i Andrea Kalemit, ndaj të cili ka patur dy herë tentativë për ta ekzekutuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI