Flash

Fjalimi/ Bajram Begaj si kamikaz i qeverisë

Lapsi.al 15 January 2024
Fjalimi/ Bajram Begaj si kamikaz i qeverisë

Kur do të mbash një fjamim, i cili është i zhveshur nga çdo mesazh, atëhere nuk është i rëndësishëm teksti, por shou që do të bësh me të. Se kush ishte qëllimi që presidenti i republikës, kërkoi të fliste në mënyrë të beftë përpara deputetëve, në një kuvend të përfshirë nga kaosi, u mor vesh vetëm pasi ai foli nga selia e tij, për të mos thënë asgjë.

Në fund të një ligjërimi që e lexoi si papagall, Bajram Begaj, mezi përmendi, me shumë mundim, fjalën "transparencë", që mund të nëkuptohej si e lidhur me komisionet hetimore, që i janë mohuar opozitës, e që janë në gjenezë të konfliktit aktual.

"Qytetarët shqiptarë presin një parlament aktiv që mban të përgjegjshëm ekzekutivin nëpërmjet kërkesës së vazhdueshme  për transparencë dhe llogaridhënie" tha ai.

Lexo me tej

Dekreti urgjent/ Presidenti qesharak i një parlamenti të turpshëm

Ai u kujtoi pd-istëve se parlamenti nuk është arenë për përleshje fizike.

"Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë".

Dhe përpos tyre përsëriti fraza shabllone nga ato që zor se i kapëedijnë nxënësit e fillores.

Atëherë pyetja shtrohet pse deshi të fliste kreu i shtetit, kur nuk kishte asgjë për të thënë?

Përgjigja e kësaj pyetje mund të kuptohet lehtësisht po të dëgjoje komentin e kryeparlamentares, pasi Begaj nuk e mori dot fjalën. “I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Lindita Nikolla.

Edhe më i qartë u bë ky qëllim, pasi mediat që i marrin pronat me qera 1 euro, e komentuan kështu këtë ngjarje: "Bardhi dhe rithemelimi lënë presidentin pa folur".

Vetë deputetët opozitarë që po protestonin deklaruan se nuk ishin njoftuar zyrtarisht se kreu i shtetit kërkonte të merrte fjalën. Madje ata e konsideruan ndërhyrjen e tij si të dirigjuar nga Rama. "Presidenti është njoftuar zyrtarisht se Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij. Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’ju drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse. Ky akt ishte një provokim i ulët i presidentit të republikës. I bëj thirrje të heqë dorë nga sjellja e tij si palë, si vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse presidenti dëshiron të dalë hapur si vartës i Edi Ramës, atëherë do trajtohet si i tillë”-deklaroi Gazmend Bardhi.

Andi Bushati: Dhurata greke, për një president klloun

Në fakt, këmbëngulja për të mbajtur një fjalim pa kuptim dhe pa mesazh, nuk kishte qëllim tjetër veçse diversionin. Bajram Begaj e dinte se parlamenti ka tre muaj që është në kaos. Ai e dinte se prej tetorit aty nuk mbahet asnjë seancë nolrmale. Për më tepër, që opozita e kishte shpallur publikisht se edhe seanca e janarit do të qe një vijim i atyre të vitit të shkuar.

Pra, kur shpalli se do të fliste para kuvendit, Begaj e dinte se kjo qe e pamundur. Nëse kishte vërtet diçka të domosdoshme për të thënë, ai mund të vendoste të fliste që në fillim nga presidenca.

Por atyre që e pilotuan nuk i duheshim mendimet e tij, por presidenti në rolin e viktimës. Atyre i nevojitej mesazhi se këta berishistët nuk e kanë vetëm me Ramën, por me gjithëkënd. Dhe Bajram Begaj pranoi të aktrojë në këtë mizanskenë, si në kapter që nuk i thotë dot "Jo" urdhrit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI