Flash

Vrasja me snajper ende e pazbardhur, Taulant Balla dekoron drejtorin e policisë Vlorë për "merita për trimëri"

Lapsi.al 13 January 2024
Vrasja me snajper ende e pazbardhur, Taulant Balla dekoron drejtorin e

Një javë pas atentatit mafioz në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper 22-vjeçari Gëzim Sinomati, sot është shënuar një episod i tepërt e deri në kufijtë e qesharakes nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai ka dekoruar për merita të veçanta për trimëri në luftën ndaj krimit drejtorin e policisë së qarkut Vlorë, Ermal Muçaj. Vlerësimi i është dhënë Muçajt gjatë ceremonisë për 111 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, që u zhvillua në Akademinë e Sigurisë.

Duket disi absurde se si mund të jepet një dekoratë e tillë kur para disa ditësh në mes të Vlorës ekzekutohet në mënyrë mafioze një i ri dhe autorët largohen nën hundën e policisë, djegin makinën dhe deri më sot s’dihet asgjë rreth tyre.

Me siguri që Taulant Balla do ketë pasur parasysh merita të tjera për Ermal Muçën, pasi nën drejtimin e tij dhe shefit të komisariatit Himarë, u përgatit arrestimi i Fredi Belerit me akuzën për blerje votash. Siç u mësua më pas gjatë procesit gjyqësor, Beleri ra në kurthin e ngritur prej të infiltruarit të policisë, Arsen Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Burrel, digjen pesë shtëpi

Një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të. ...

22:05

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI