Flash

Atentati ndaj Zamir Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion të vlefshëm

Lapsi.al 13 January 2024
Atentati ndaj Zamir Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep

Policia ka vendosur në dispozicion 15 mijë euro për të gjithë personat që kanë informacion për atentatin që iu bë Zamir Kalemit mbrëmjen e kaluar. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se atentati ndaj tij, ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale, këtu në Shqipëri si dhe në Greqi. Po ashtu theksohet se nga atentati i mbrëmshëm, Kalemi ka marrë disa plagë me armë zjarri, por ka mundur që të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se: Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin. Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip "Nissan", ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023. Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi. Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Burrel, digjen pesë shtëpi

Një banesë në Burrel është përfshirë nga flakët, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të. ...

22:05

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI