Flash

Kush është ministrja e re që Rama nxori nga mënga

Lapsi.al 11 January 2024
Kush është ministrja e re që Rama nxori nga mënga

Ish zëvendësja e Ulsi Manjës në ministrinë e drejtësisë, tashmë do të jetë homologe e tij në kabinet. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për krijimin e një tjetër ministrie për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin për drejtimin e së cilës ka propozuar emrin e 40 vjeçares Adea Pirdeni. Me formim juridik dhe më pas pedagode kjo '“Doktore në Shkencat Juridike” prej vitiit 2020 u përfshi me qeverisjen e rilindjes, fillimisht si zevendese e Etilda Gjonit.

Përpos postit të zv ministres së drejtësisë ajo ka mbuluar  edhe çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet ne qeveri/ Nata që ndau Ramën me Blendi Gonxhen

Në CV e saj shkruhet: "Znj. Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në asistimin në

përmirësimin e performancës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve qendrore të administratës

publike, forcimin e kapacitetit për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri dhe vendet fqinje

në rajon, mbështetje për përgatitjen e përafrimit të legjislacionit për Kapitullin 23 të Acquis-së së BE

në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi në

Shqipëri".

©Lapsi.al

Zv. Ministrja e Drejtësisë, Znj. Adea Pirdeni, nerr pjesë një takim i  nivelit të lartë të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për  të miratuar Udhërrëfyesin Rajonal me temë “Antikorrupsioni dhe FinancimetAlbanian Mission in Vienna on X: "Albania ?? is pleased to paricipate and  thanks @PLinOSCE and #OCEEA for organizing the 1st Preparatory Meeting of  the @OSCE Economic and Environmental Forum focusing on

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI