Flash

Eksperimentet e Ramës/ Ministrinë e Administratës e shkriu në 2017, Antikorrupsionin ia kaloi Ulsiut në 2021

Lapsi.al 11 January 2024
Eksperimentet e Ramës/ Ministrinë e Administratës e shkriu

Edi Rama njoftoi sot krijimin e një ministrie të re për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. E vetmja e re në këtë lëvizje është emri i ministres, Adea Pirdeni. Sepse një ministri e tillë s’ka për të prodhuar asgjë, s’ka për të sjell asgjë të re.

Edi Rama e pati krijuar një ministri për Administratën në vitin 2013 dhe vuri në krye të saj Milena Hariton, kushërirën e tij sipas Sali Berishës. Më pas në 2017 kjo ministri u zhbë. Antikorrupsionin fillimisht ia kishte lënë Ergys Hoxhës në Kryeministri si departament.

Në tetor 2021 Rama ia delegoi Ulsi Manjës në Ministrinë e Drejtësisë për të krijuar një njësi të re kombëtare.

Sot Rama bëhet pishman dhe risjell ministrinë për Administratën Publike, të cilës i bashkëngjit edhe Antikorrupsionin. Pra, bëhen eksperimente e lëvizje sipas humorit të kreut të rilindjes për të kënaqur orekset e njerëzve të oborrit të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI