Flash

Vangjel Tavo në krye të bashkisë së Himarës? Rama nuk e mohon: Duhet pritur edhe vendimi i Apelit për Belerin

Lapsi.al 10 January 2024
Vangjel Tavo në krye të bashkisë së Himarës? Rama nuk e

Kryeministri Edi Rama i pyetur për lajmet që kanë qarkulluar në mediet greke se i ka propozuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Himarës, nuk e mohoi.

Rama tha se lajmet që kanë qarkulluar kanë burim mediat greke. Ai ka theksuar se qeveria është duke pritur vendimin e Apelit të GJJKO që më pas të marrë veprime për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Himarë pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg.

“Vendimi i GJKKO ishte pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon por së pari njëherë nuk është vendim i formës së prerë do të presim të marrë forma të prerë, s’mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë. Të gjitha këto të tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke as median shqiptare as qeverinë as zyrën time. Kështu që unë nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke pa më pyetur dhe mua. Janë emra historira që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është pyetje për kolegët tuaj grekë në gazeta portale televizioni ose kur tu jepet pyetja pyesni autoritetet greke. Unë di që ne presim vendimin e formës së prerë”, tha Rama.

Të këshilluara

Rama tregon pse shkarkoi Elva Margaritin

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të p...

17:56

...

20:43

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI