Flash

Arbana Osmani reagon për herë të parë rreth BBV3

Lapsi.al 10 January 2024
Arbana Osmani reagon për herë të parë rreth BBV3

Arbana Osmani nuk do të prezantojë sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, por të rikthehet në ekran së shpejti.

Në disa komente në profilin e saj në Instagram, Arbana iu drejtua një ndjekëseje – e cila i tha se “ka lënë televizionin për t’u marrë me kuzhinën” – se “nuk iki nga ekrani kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt.”

Përsa i përket moderimit të “Big Brother VIP”, që do të prezantohet nga Ledion Liço, dikush i shkroi Arbanës ndër të tjera: “U mërzita shumë që nuk do të jesh te Bigu, sepse ai format është shpirti yt dhe askush nuk e bën dot njësoj. Hajde tani të shohësh Ledionin te Bigu. Na u shpif pa nisur akoma.”

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer,” iu përgjigj ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI