Flash

Elbasan, 36-vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit ku banonte

Lapsi.al 9 January 2024
Elbasan, 36-vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit ku banonte

Një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në lagjen "Çlirimi", shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI