Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Turma nderon si fashistët/ Plas skandali në Itali (VIDEO)

Lapsi.al 8 January 2024
Turma nderon si fashistët/ Plas skandali në Itali (VIDEO)

“Romë, 7 janar 2024. Dhe duket si viti 1924”. Kështu nis një postim në rrjetet sociale i sekretares së Partisë Demokratike Italiane, Elly Schlein, i shoqëruar me një video që tregon një turmë njerëzish që nderojnë si fashistë.

Ngjarja që ka shkaktuar tërmet në politikën italiane ka ndodhur përpara ish-selisë së MSI-së në Romë ku janë kujtuar 3 të rinj nga Fronti i Rinisë që janë vrarë aty 46 vjet më parë. Mbrëmjen e 7 janarit, militantët e ekstremit të djathtë u mblodhën para ish-selisë qendrore të MSI-së për të përkujtuar Franco Bigonzetti, Francesco Ciavatta dhe Stefano Recchioni të vrarë në përleshjet e asaj kohe mes tyre dhe policisë.

MSI apo “Movimento Sociale Italiano” ishte një parti neofashiste e themeluar në 1946-ën, por që me kalimin e viteve u përça. Një pjesë e saj është sot anëtare e Fratelli D’Italia, partia e kryeministres Giorgia Meloni. Videoja vetëm disa dhjetëra sekonda, po bën xhiron e rrjeteve sociale. Gjatë paradites kishte pasur disa ceremoni ku kishte marrë pjesë edhe presidenti i rajonit të Lacios, Francesco Rocca.

Më pas, në mbrëmje u krye edhe riti i mbledhjes së grupeve neofashiste të cilët kujtojnë “të rënët e tyre” me qindra krahë të shtrirë që ngrihen lart. Reagimet më të forta i ka bërë Partia Demokratike e së majtës që e ka dënuar ngjarjen. Ajo kërkoi që ngjarja të dënohet edhe nga kryeministrja Meloni që deri tani ka heshtur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Sarandë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë në kuzhinën e banesës së ndodhur në lagjen nr.4, në zonën e quajt...

18:26

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI