Flash

Te bllokuar prej dy ditësh, nxirren nga dëbora 2 makina në Korçë

Lapsi.al 8 January 2024
Te bllokuar prej dy ditësh, nxirren nga dëbora 2 makina në

Dy automjete xhipa pasi kanë tentuar të kalojnë nga zona e Mashkullores për të shkuar në Korçë, kanë mbetur të bllokuar në një zonë malore me dëborë.

Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe ra duke përfunduar në një kanal, ku dhe u bllokua. Brenda xhipit që ra në kanal, kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar.

Ndërsa xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshatin nga ishin nisur, Panarit.

Era e fortë dhe stuhia e dëborës kanë bllokuar edhe borëpasatruesen e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë.

Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mejtit xhip dhe borëpastruese të bllokuara ditën e djeshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI