Flash

Plumb kokës të riut në Vlorë, snajperi e priti për cigaren në ballkon

Lapsi.al 8 January 2024
Plumb kokës të riut në Vlorë, snajperi e priti për

Që kur ishte kthyer nga Belgjika, Gëzim Sinomataj dilte shpesh për të pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri' në Vlorë. Nuk kish si ta dinte se ky ves do të shfrytëzohej për t’i marrë jetën.

Persona ende të panjohur po e prisnin me armë në dorë 23 vjeçarin, që ky të dilte për cigaren e radhës dhe rreth orës 22:00 e qëlluan me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në ballkon.

Viktima ishte djali i Sokol Sinomatajt, një ish-anëtar i bandës së Gaxhait që veproi në vitin 1997 në Vlorë. I ati është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Që në atë kohë, hakmarrja e ka ndjekur familjen Sinomataj. Dy vite më parë, xhaxhai të viktimës, Bernard Sinomatajt iu bë atentat me tritol.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me një makinë BMë, e cila u gjet duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

22-vjeçari Sinomataj jetonte në Belgjikë dhe ishte kthyer për të kaluar vitin e ri në vendlindje, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm se familja e tij ishte në hasmëri.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Ballkoni-i-shtepise-ku-po-qendronte-Gezim-Sinomati.mp4"][/video]

Emri i tij, fatkeqësisht u lidh ngushtë me atë të xhaxhait të tij, të cilit i kishte marrë edhe emrin. 27 vite më parë, kur Gëzim Sinomati nuk kishte ardhur ende në jetë, iu vra xhaxhai. Ndaj edhe për nder të këtij të fundit, prindërit i vendosën emrin e tij. Por fatkeqësisht të përbashkët do të kishin edhe fatin.

Gëzim Sinomati (i madhi) u vra në vitin e mbrapshtë 1997 nga grupet kriminale që operonin në qytetin e Vlorës, por ekzekutimi i tij nuk u zbardh kurrë. Dje, 27 vite më vonë, për shkak të të njëjtave pazare të pambyllura u qëllua për vdekje edhe nipi i tij, vetëm 22 vjeç./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI